Çitaku për “Qeverinë tranzitore”: S’kemi pas asnjë ftesë formale nga Abdixhiku

08 maj 2025 | 22:07

Sekretarja e Përgjithshme e PDK’së, Vlora Çitaku ka treguar se LDK nuk i ka ftuar për takim pas propozimit për Qeverinë tranzitore.

Çitaku u shpreh se janë të gatshëm për takim kushdo që i fton, megjithatë ajo thotë se deri tani nga LDK’ja s’ka ndonjë ftesë formale, përcjell Periskopi.

“Ne s’kemi marr ftesë nga z.Abdixhiku. Është vetëm një deklaratë publike, nuk është ftu ndonjë takim”.

“Jo nuk ka pas asnjë ftesë formale, nuk ka pasur propozim, as për datë, as për vend.

Kjo ishte një propozim. Dhe me të thënë të drejtën ende nuk e kuptoj se cka nënkuptohet me qeverinë nacionale të tranzicionit, mirëpo ne jemi të gatshëm, e kemi thënë edhe atëherë që të takohemi që nesër”, deklaroi ajo në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deklarimeve të ministrit në…