Çitaku për refuzimin e Hajdarit dhe Kurtit që t’i përgjigjen drejtësisë: Sabotim i qëllimshëm i shtetit!
Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka reaguar pas dështimit të nisjes së gjyqit për skandalin e rezervave shtetërore, ku akuzohet ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari.
Refuzimi i Hajdarit dhe i Albin Kurtit në prokurori, sipas saj, është sabotim i qëllimshëm i shtetit.
“Në të njëjtën ditë kur Prokuroria ngriti aktakuzë për sulmin terrorist në Ibër-Lepenc. A po e kuptoni paradoksin? Ky është sabotim i qëllimshëm i shtetit. Është përpjekje për të delegjitimuar institucionet dhe vet shtetin. E njëjta Prokurori është në të dyja rastet. E çka tash? A është kjo ftesë publike për secilin që të mos t’i përgjigjet Prokurorisë? Kjo është thirrje për anarki. Për kaos. Për vetëgjyqësi”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.



