Çitaku: Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë simbol i rilindjes

13 korrik 2022 | 08:52

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka takuar sipërmarrësen Fahrije Hoti.

Çitaku tha se Hoti dhe gratë si ajo kanë bërë që Krusha të mos jetë vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri, por edhe simbol i rilindjes.

“Gjithmonë frymëzuese me e taku Fahrijen. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha nuk është vetëm simbol i dhimbjes dhe sakrificës për liri. Për shkak të Fahrijes dhe grave si ajo, Krusha u bë edhe simbol i rilindjes”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.

Fahrije Hoti është themeluesja e ndërmarrjes “Krusha”, në të cilën janë të punësuara pesëdhjetë gra, shumica e të cilave kanë mbetur të veja nga lufta e fundit në Kosovë. Ka qenë gjithashtu themeluese e organizatës së personave të zhdukur “Shoqata gratë e veja”.

Fahrije Hoti është nënë e dy fëmijëve dhe njëra nga 200 gratë e Krushës së Madhe që humbën bashkëshortët, djemtë ose të dy bashkë gjatë luftës së fundit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Blerim Latifi, profesor i filozofisë në Universitetin e Prishtinës, ka…