Çitaku përkujton viktimat e masakrës së Izbicës: Dhimbja nuk harrohet

05 prill 2026 | 20:28

Nënkryetarja e Partia Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, ka kujtuar përmes një reagimi përvjetorin e masakrës së Izbicës, ku u nderuan 98 të rënët në Rezallë.

Ajo theksoi se edhe pas 27 vitesh, plagët mbeten të thella dhe dhimbja vazhdon të bartet ndër breza. Çitaku përmendi edhe figurën e nënës Havë, e cila kishte humbur bashkëshortin në Rezallë dhe që për vite me radhë ishte e pranishme në përkujtimore, por që tashmë ka ndërruar jetë.

Sipas saj, në vend të saj, këtë vit qëndronin pasardhësit – djemtë, mbesat dhe nipërit – si dëshmi se kujtesa dhe dhimbja vazhdojnë të jetojnë.

“Përjetë nderim për martirët e Kosovës. Lavdi!”, ka përfunduar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lavdi jetës dhe veprës së stoikut Fatmir Grajçevci! Shkruan: Halit…