Çitaku: President, shumë shpejt do të marr fund edhe kjo padrejtësi dhe festojmë së bashkë

28 nëntor 2025 | 13:25

Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas mesazhit të Hashim Thaçit nga Gjykata Speciale se vitin tjetër do të festojnë së bashku.

Duke e shpërndarë videon e Thaçit, ajo ka thënë se shumë shpejt do të marrë fund edhe kjo padrejtësi.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ua ka uruar gjithë shqiptarëve 28 Nëntorin.

“Shumë shpejt, President. Shumë shpejt edhe kjo padrejtësi do të marrë fund, dhe bashkë do të festojmë në Kosovën e lirë – çdo festë. Urime 28 Nëntori dhe dalja publike e UÇK-së!”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vinicius Junior është rikthyer në krye të lajmeve. Situata e…