Çitaku pretendon se Kurti e ka fyer kryeministren italiane
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovë (PDK), ka thënë se kryeministri Albin Kurti po jep intervista dhe po sillet si analist i pavarur.
Reagimi i saj vjen pas një interviste të Kurtit, ku sipas Çitakut, ai ka ofenduar kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni.
“Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini. Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht”, ka shkruar Çitaku në “Facebook”.
Postimi i plotë:
Imagjinojeni, kryeministri i Kosovës jep intervista e sillet si analist i pavarur.
Në një intervistë për mediumet italiane, sukseshëm paska arritur të fyej edhe Kryeministren e Italisë Meloni, dhe zv Kryeministrin Salvini.
Nuk është detyrë e Kryeministrit të Kosovës tu bëjë analizë ideologjike zyrtarëve italian. Aq më pak publikisht.
Detyrë e tij është fuqizimi i raporteve të Kosovës me botën.
Po kam dëshirë me besu që është ndonjë lapsus nga ana e gazetarit.