
Çitaku: Që nga miratimi i demarkacionit, BE s’e ka asnjë arsye për të mos ia hequr vizat Kosovës
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kosova e ka merituar liberalizimin që nga ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi.
Këto komente, ajo i ka dhënë me anë të një postimi në “Facebook”. Çitaku ka thënë se demarkacioni ishte vonuar shkaku i gazit lotsjellës në Kuvend nga Vetëvendosje.
Ajo ka rikujtuar faktin se përderisa Kosovës i mungon liberalizimi, qytetarë nga Venezuela e Taivani udhëtojnë pa viza në zonën Schengen.
:Që nga dita e miratimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës (vendim ky i vonuar për shkak të gazit lotsjellës), Bashkimi Evropian nuk e ka asnjë arsyetim valid për të mos liberalizuar vizat për qytetarët e Kosovës. Ama bash asnjë. Qytetarë nga Venezuela e deri në Tajvan udhëtojnë pa viza në zonën Shengen. Çdo zhagitje e ka cenuar vet lë kredibilitetin e BE në Kosovë. BE-ja duhet t’i japë fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Çitaku.