Çitaku: Rita s’ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën

27 gusht 2023 | 13:48

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar pas videos që është duke qarkulluar në rrjetet sociale, ku shihet këngëtarja Rita Ora, duke mbajtur flamurin e Serbisë.

Çitaku përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se artistët dhe sportisët tanë, kanë bërë shumë për ta promovuar Kosovën.

Ajo është shprehur se Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën dhe siç u shpreh ajo, për të treguar historinë tonë.

“Nga përvoja e di sa shumë kanë bërë artistët dhe sportisët tanë për ta promovuar Kosovën. Ata kanë thyer muret e ngritura nga politika dhe kanë depërtuar edhe aty ku ne si diplomaci e kemi pasur të pamundur”.

“E Rita, nuk ka lënë t’i ikë asnjë mundësi për të promovuar Kosovën. Për të treguar historinë tonë. Në secilën intervistë dhe paraqitje ka folur për ne. Për rrënjët e familjes prej nga vjen. Faleminderit Rita”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë videoja ku shihet këngëtarja britanike me origjinë nga Kosova,…