Çitaku: Situata është alarmante si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE

16 gusht 2025 | 13:44

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se 1400 biznese, kryesisht prodhues, po shkyçen me dhunë nga rrjeti i energjisë elektrike.

Sipas saj, mijëra punëtorë rrezikojnë të mbesin pa vende pune, pa të ardhura për veten dhe familjet e tyre.

“Qytetari i Kosovës, i rraskapitur nga çmimet e larta të produkteve bazike dhe energjisë, sot po përballet edhe me rrezikun e papunësisë masive, si pasojë e vendimeve rrënuese të Kurtit dhe klikës së tij në ZRRE”, ka shkruar ajo në Facebook, duke theksuar se situata është alarmante. “Ky është vetëm vazhdimi i përpjekjeve të qëllimshme të lidershipit të LVV-së dhe vartësve të tyre për të shkatërruar sektorin privat, ashtu siç kanë bërë me institucionet e pavarura. Kjo mendësi totalitare i përket shekullit të kaluar, dhe shoqëria jonë nuk do ta tolejrojë”, ka shkruar Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Shoqatës së Prodhuesve të Kosovës, Kushtrim Ajvazi ka…