Çitaku: S’kemi pasur ftesë për takim nga Konjufca, përgjigja jonë mbetet ‘JO’
Nënkryetarja e Kuvendit dhe një nga figurat kryesore të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se Glauk Konjufca do ta bëjë qeverinë dhe se i njëjti është person unifikues dhe i dyti më i votuar në vend.
“Konjufca është person unifikues, i dytë më i votuari në vend, dhe propozimi ynë ka ardhur për të shmangur një krizë të re politike. Ne kërkojmë votimin e buxhetit dhe një qeveri të përkohshme, para se vendi të shkojë sërish në zgjedhje”, ka thënë Haxhiu në “A2CNN”.
Konjufca pasi ka marrë mandatin nga presidentja Vjosa Osmani dhe ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit deri më 19 nëntor.
Megjithëse afatet kushtetuese po ecin nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kanë deklaruar se nuk kanë pasur asnjë ftesë për takim nga Glauk Konjufca.
Kështu ka konfirmuar sekretarja e përgjithshme e kësaj partie, Vlora Çitaku.
Çitaku ka potencuar për “Blic”-in se edhe po të kishin një ftesë të tillë përgjigja mbetet “JO”.
“Jo nuk kemi asnjë ftesë dhe edhe po te kishim, përgjigja është jo”, ka deklaruar ajo duke thënë se nuk kanë votë për qeverinë Kurti/Konjufca.
“Ne kemi qenë konstruktiv për zhbllokimin e situatës politike ne vend. Por, votë për Qeverinë Kurti/Konjufca nuk kemi”, ka thënë Çitaku.



