Çitaku: Sot Kuvendi u ngrit mbi dallimet politike, foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës

10 prill 2026 | 14:26

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka theksuar se sot, Kuvendi i Kosovës u ngrit mbi dallimet politike dhe foli me një zë për të vërtetën dhe dinjitetin e viktimave të luftës.

“Me votimin unanim të rezolutës së propozuar nga PDK, u dëshmua se kur bëhet fjalë për historinë dhe sakrificën tonë, uniteti është i mundur dhe i domosdoshëm”.

“Falënderoj të gjithë deputetët që e mbështetën këtë rezolutë, duke dëshmuar përgjegjësi dhe respekt për sakrificën e popullit tonë. Me solemnitetin që kërkon kjo çështje, ky vendim duhet të shërbejë si standard për çdo trajtim të historisë sonë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Ajo ka thënë se ekspozita e fundit në shesh le të jetë hera e fundit që provohet të tjetërsohet e vërteta jonë historike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, në kuadër të vizitës zyrtare…