Çitaku, Spiropalit pas vizitës në Hagë: T’u rrit nderi, falë jush luftëtarët s’janë pa atdhe
                03 nëntor 2025
                |  21:06
            
        Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka falënderuar ministren e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropalin, për vizitën që ia bëri ish-presidentit, Hashim Thaçi në Hagë.
Përmes një postimi në Facebook, Çitaku thotë se falë Shqipërisë, luftëtarët në Hagë nuk kanë mbetur pa atdhe.
“Elisa, Tu rritë nderi. Falë jush, luftëtarët tanë në Hagë nuk janë pa atdhe”, ka shkruar Çitaku.
Spiropali, pas vizitës te Thaçi, tha se ish-presidentin e gjeti në gjendje të mirë, derisa shtoi se lufta e çlirimtarëve nuk mund të njolloset.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        