
Çitaku: Thaçi, pranverën e vitit të ardhshëm do jetë në Kosovë
01 tetor 2025
| 20:13
Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, është shprehur e bindur në kthimin e shpejtë të ish-presidentit Hashim Thaçi.
Në një aktivitet elektoral të Partisë Demokratike në Drenas, ajo u shpreh se Thaçi do të jetë në Kosovë, pranverën e vitit 2026.
”Unë jam ma e bindur se kurrë, se Hashim Thaçi në pranverën e vitit të ardhshëm do të jetë në Kosovë, e do të ishte kënaqësia më e madhe për mu e për secilin anëtar të PDK-së, që me ia mundësu Hashim Thaçit që me vizitu kryetarin e Drenasit, kryetarin nga PDK,”, u shpreh ajo para simpatizantëve të PDK-së.