Çitaku thirrje VV-së: Të mos ketë abuzim të pushtetit, qytetarët të jenë të lirë
09 nëntor 2025
| 16:19
Nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku ka kërkuar që mos të ketë abuzim të pushtetit në këto zgjedhje.
Ajo tutje ka kërkuar prej qytetarëve që të votojnë lirshëm pa pasur presion.
“Njerëzit që kanë fuqi politike, e që janë përkohësisht të veshur me petkë institucional, dhe kanë pushtet efektiv, dueht të jenë shumë të kujdesshëm që mos të abuzojnë resurset shtetërore dhe të jenë të vëmendshëm që qytetarëve t’ua lënë të lirë që vendosin ata vet”, ka thënë ajo para mediave.



