
Çitaku, u thotë “po” zgjedhjeve apo pranon ta udhëheqë PDK-në?
22 dhjetor 2020
| 08:02
Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vendimit që ka marrë mbrëmë Gjykata Kushtetuese.
Në një shkrim në “Facebook”, ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku, mbrëmë ka përmendur serialin e famshëm “Game of Thrones”, pak orë pasi që është marrë vendimi.
Ajo ka publikuar edhe një fotografi ku ka shkruar vetëm “po”.
Ajo nuk e ka sqaruar se cili është mesazhi që po përçon me këtë foto.
Pas arrestimit nga Haga të ish-kreut të PDK-së, Kadri Veselit, Çitaku ka qenë një ndër emrat e përmendur për kryetare të këtij subjekti.