Çitaku: Votimi nuk imponohet me diktat

11 qershor 2025 | 13:32

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, pas dështimit të 30 për konstitumin e Kuvendit, ka thënë se ajo çfarë po ndodh në Kuvend është marrëzi, arrogancë e papërgjegjësi, dhe jo politikë.

Sipas Çitakut kriza e krijuar është për shkak të insistimit që Vetëvendosja po e bën për një emër të vetëm.

Po ashtu, Çitaku, ka deklaruar edhe se votimi nuk imponohet, dhe se nuk ndodh me zor.

“Kjo që po ndodh në Kuvend nuk është më politikë. Është marrëzi, arrogancë dhe papërgjegjësi. Tërë kjo krizë vetëm pse LV-ja insiston me kokëfortësi për një emër të vetëm. Votimi nuk ndodh me zor. Nuk imponohet me diktat. Sot, në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, në vend të reflektimit dhe mirënjohjes për ata që luftuan për lirinë tonë, pamë vazhdimin e një arrogance të trishtë. Keq”, ka shkruar ajo në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti legjendar belg, Kevin De Bruyne është futbollisti më i…