
Çitaku zgjedh një moment të veçantë për të uruar Edi Ramën, poston një foto të shkrepur nga Hashim Thaçi
14 maj 2025
| 22:09
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku ka zgjedhur një fotografi , e cila është shkrepur nga dora e ish-presidenti Hashim Thaçi, për ta uruar për fitoren në zgjedhje Edi Ramën.
Çitaku shkruan miqësisht për Ramën:
“Urime Fitorja Edi…Fotoja ime e preferuar me ty, se fotografin e kemi pasë special”, krahas fotografisë së publikuar ku në dritën e diellit shihet fiziku i ish-presidentit Thaçi teksa ka shkrepur fotografinë.