
City arrin finalen e katërt rresht në Kupën EFL
06 janar 2021
| 22:52
Manchester City i është afruar një tjetër triumfi në Carabao Cup. Do të ishte hera e katërt rresht që do ta fitonte këtë Kupë në Angli.
Të udhëhequrit e Pep Guardiolës mposhtën të mërkurën mbrëma 2:0 rivalin e qytetit, Manchester Unitedin me rezultatin 2:0. John Stones shënoi në minutën e 50-të, ndërsa Fernandinho ia siguroi “qytetarëve” një tjetër finale, pas një gjuajtje të saktë nga distanca.
City e dominoi takimin ndërsa dy gola u anuluan për pozitë jashtë loje. Tani Manchester City do të takohet me Tottenhamin në finalen që do të zhvillohet të dielën më 25 prill.