City arrin fitore bindëse ndaj Norwichit

12 shkurt 2022 | 21:32

Manchester City ka triumfuar bindshëm ndaj Norwichit me rezultat 0:4 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në Premierligë.

Në këtë takim shkëlqeu Raheem Sterling që realizoi hat-trik, kurse ylli kosovar, Milot Rashica luajti 90 minuta për “kanarinat”.

Goli i parë i takimit erdhi në minutën e 31-të, kur Raheem Sterling realizoi gol të bukur.

Foden e dyfishoi epërsinë në minutën e 48-të, kurse në të 70-tën realizoi sërish Sterling për 0:3.

Goli vendimtar u realizoi në minuntën e 90-të, kur Raheem Sterling u tregua i saktë nga 11-metërshi.

Me këtë fitore, Manchester City shkon në kuotën e 63 pikëve në vendin e parë, 12 më shumë se Liverpooli që ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, Norwichi mbetet i 18-ti me 17 pikë gjithsej.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Chelsea ka fituar Kupën e Botës për Klube ndaj Palmeiras,…