City e kërkon Umtitin

28 korrik 2021 | 12:15

Manchester City, në ndryshim nga sa ka ndodhur në dekadën e fundit, ka qëndruar i qetë në merkato, duke mos kryer asnjë transferim. Merkatoja e “Sky Blues” ka funksionuar vetëm në dalje me largimet e Agueros, Eric Garcias, Angelinos e Jack Harrison, ndërsa në hyrje asnjë lëvizje për t’u evidentuar, vetëm futbollistë që janë kthyer nga huazimi.

Drejtuesit nuk është se nuk po punojnë dhe Guardiola i ka kërkuar klubit një qendërmbrojtës për të qenë një alternativë më tepër për dyshen Stones-Dias dhe në sipërfaqe ka dalë emri i francezit Samuel Umtiti. 27-vjeçari, i cili dikur ishte titullar i padiskutueshëm tek Barça, nuk është më i rëndësishëm për katalanasit dhe trajneri Koeman në sezonin e fundit e aktivizoi vetëm 6 herë në formacion në La Liga.

Francezi me origjinë nga Kameruni ka kontratë me Barçën deri në vitin 2023, por klubi spanjoll do të ishte i lumtur nëse Umtiti do të largohej, sepse përfiton 12 milionë euro neto në sezon pa bonuset dhe transferimi i tij diku tjetër do të lehtësonte borderonë e “blaugranave”.

Në këtë mënyrë, Barcelona është e gatshme të ulet menjëherë në bisedime me Cityn, por duhet bindur edhe vetë, lojtari, sepse, për momentin nuk ka dëshirë të shkojë diku tjetër me një pagë më të ulët, pavarësisht se është i ndërgjegjshëm që tek “azulgranat” nuk ka më vend për të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i futbollit, Llapi ka njoftuar se ka arritur marrëveshje…