City fiton derbin ndaj Chelseat

23 nëntor 2019 | 20:52

Derbi i javës së 13-të në Premier Ligë ndërmjet Manchester Cityt dhe Chelseat i ka takuar ekipit vendas.

Kampioni anglez arkëtoi pikët e plota në “Etihad” duke fituar me rezultat prej 2 me 1. Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes N’Golo Kantes, i cili shënoi në minutën e 21 pas asistimit nga Kovaçiqi.

Por, vendasit përmbysën gjithçka përmes De Bruynes dhe Mahrezit. City tani del në vendin e tretë me 28 pikë, derisa Chelsea në vendin e katërt ka 26 pikë.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KB Rahoveci ka vazhduar me fitore, duke mundur Lipjanin në…