
City fiton me lehtësi ndaj Aston Villës
12 shkurt 2023
| 22:07
Manchester City ka arritur një fitore 3-1 ndaj Aston Villës, duke u rikthyer në vendin e dytë. Skuadra Guardiolës dominoi gjithë sfidën, duke e zgjidhur që në pjesën e parë.
Në minutën e 4-t Rodri do të kalonte në avantazh City-in. Në minutën e 39-t Gundogan dyfishoi avantazhin, ndërsa në shtesën e pjesës së parë Mahrez realizoi nga pika e bardhë e penalltisë.
Aston Villa tentoi të reagonte në pjesën e dytë, me Watkins që shënoi golin e vetëm. Pas këtij takimi City ngjitet në vend të dytë me 48 pikë, 3 më pak se Arsenali kryesues, por me “The Gunners” që numërojnë një ndeshje më pak.