City i gatshëm të paguaj 70 milionë funte për Rodrin

23 prill 2019 | 13:47

Manchester City është i gatshëm që ta thyejë rekordin e klubit për transferin më të shtrenjtë, ka raportuar “The Telegraph”.

Kampionët në fuqi të Anglisë janë të gatshëm që t’i paguajnë 70 milionë funte për mesfushorin e Atletico Madridit, Rodrin.

Kaq është shuma që e parasheh klauzola e tij te klubi madrilen, teksa trajneri i ‘qytetarëve’, Pep Guardiola, dëshiron që ta japë po atë shumë.

Ish-trajneri i Barcelonës po e mendon një zëvendësim afat-gjatë për Fernandinho-n, andaj e sheh Rodrin si pjesë të planeve të tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partnerët e koalicionit në Itali janë takuar në përpjekje për…