 
                    City i tregon Unitedit se kush është kampioni
                11 nëntor 2018
                |  19:23
            
        Manchester City e ka fituar derbin e premier Ligës ndaj Manchester United me rezultat 3-1, dhe në këtë mënyrë ia ka konfirmuar kësaj skuadre se kush është kampioni në Angli.
David Silva në minutën e 12-të, realizoi për 1-0. Më këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, kurse në fillim të pjesës së dytë vendasit e dyfishuan epërsinë në 2-0 nëpërmjet Sergio Agueros. Martial e ngushtoi epërsinë në 2-1 me golin e shënuar nga penalltia, kurse rezultatin final 3-1 e vulosi Ilkay Gundogan.
/Epoka e re/
 
                        


 
                                         
                                         
                                         
                                         
                                         
                                        