City pret një përgjigjeje nga Messi

07 prill 2021 | 12:31

E ardhmja e Lionel Messit vazhdon të jetë e paqartë. Argjentinasit i skadon kontrata me Barcelonën më 30 qershor dhe për momentin nuk ka asnjë plan konkret.

Nga një anë, Barcelona është në pritje për t’i bërë një ofertë lojtarit që të qëndrojë, ndërsa në anën tjetër shumë klube po presin zhvillimet nëse Leo vendos të mos qëndrojë. Një prej këtyre skuadrave është Manchester City, skuadër që u interesua verën e kaluar për lojtarin kur ai tha hapur që do të largohej nga Barça.

Në atë kohë gjërat nuk u konkretizuan sepse Bartomeu nuk e la të lirë lojtarin dhe ky i fundit donte të shmange gjyqin me klubin e zemrës. City ishte gati që ta paguante transferimin e tij nga 50 deri në 70 milionë euro.

Gjërat kanë ndryshuar dhe tani City është në prite të ndonjë telefonatë nga ana e Messit. Guardiola vazhdon të jetë i interesuar që ta ketë “Pleshtin” në skuadrën e tij, por nuk do të bëjë asnjë lëvizje zyrtare deri në momentin që nuk ka mësuar se Leo dëshiron ta lërë Barcelonën.

Fakti është që argjentinasi nuk ka marrë vendim, por në Manchester janë duke u menduar për të bërë ofertën e duhur. Siti gjithashtu është në udhëkryq për të ndërtuar skuadrën për të ardhmen, ku sulmuesi Sergio Aguero do të largohet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ferid Hoti nga Bradashi i Podujevës, shpall të pavlefshme diplomën…