City projekton rikthimin e Palmerit

29 korrik 2025 | 13:56

Manchester City është gati të shkruajë një kapitull të ri në historinë e merkatos së futbollit me një ofertë rekord prej 250 milionë paundësh për të rikthyer Cole Palmer në “Etihad Stadium”. Nëse kjo shumë pranohet, transferimi do të bëhej më i shtrenjti në historinë e futbollit botëror.

Palmer u largua nga City në vitin 2023 për t’u bashkuar me Chelsea-n në një marrëveshje prej rreth 45 milionë paundësh. Që atëherë, sulmuesi anglez ka njohur një rritje të jashtëzakonshme, duke u kthyer në një nga pikat më të ndritura të skuadrës londineze. Paraqitjet e tij të shkëlqyera kanë bërë që Pep Guardiola të kërkojë me ngulm rikthimin e tij.

Trajneri katalanas e sheh Palmer si një element thelbësor për fuqizimin e repartit ofensiv të “qytetarëve”, dhe është i gatshëm të investojë një shumë të paprecedentë për ta pasur sërish në skuadër. Tashmë mbetet për t’u parë nëse Chelsea do të pranojë ofertën marramendëse dhe nëse Palmer do të rikthehet aty ku filloi rrugëtimin e tij në elitën e futbollit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar ndaj…