City shkatërron Unitedin në derbin e Manchesterit

14 shtator 2025 | 19:49

Nuk ka histori në derbin e Manchester-it: Manchester City i Pep Guardiolës dominoi dhe fitoi me rezultatin e pastër 3-0 ndaj rivalëve të qytetit, Manchester United.

Ndeshja u zhbllokua që në minutën e 18-të nga Phil Foden, ndërsa në pjesën e dytë protagonisti absolut ishte Erling Haaland, i cili realizoi një dopietë spektakolare në minutat 53’ dhe 68’, duke vulosur fitoren.

Imazhi më i fortë i mbrëmjes ishte tribuna ku ndodheshin tifozët e United: shumë prej tyre nisën të largoheshin nga stadiumi përpara fundit të takimit.

Nga ana tjetër, mbështetësit e Cityt nuk kursyen ironinë, duke i drejtuar këngë trajnerit të United, Ruben Amorim: “Sacked in the morning” (“Do të shkarkohesh nesër në mëngjes”).

Rezultati i thellë rrit presionin mbi Amorim-in, ndërsa City konfirmon forcën e tij absolute në Premier League dhe në derbin më të nxehtë të Anglisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretarja e Përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku…