City triumfon ndaj Realit, fiton edhe Lyoni

26 shkurt 2020 | 23:14

Manchester City ka shënuar fitore të madhe të mërkurën mbrëma në “Santiago Bernabeu” ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve.

Kampioni i Anglisë arriti të rikthehej nga disavantazhi për të ngadhënjyer 2:1.

Fillimisht Reali kaloi në epërsi me anë të Iscos në minutën e 60-të. Pas një kundërzbritje të shpejt, Vinicius Junior shërbeu Iscon që shënoi me gjuajtje nga zona.

Por, Manchester City arriti të bëjë rikthimin fal yllit belg Kevin de Bruyne.

De Bruyne në minutën e 78-të asistoi golin e barazimit, të cilin e realizoi me gjuajtje me kokë Gabriel Jesus.

Katër minuta më vonë De Bruyne realizoi golin e dytë nga penalltia, pasi më herët në zonë ishte ndal Raheem Sterling nga Dani Carvajal.

Arbitri kishte rishikuar rastin nëpërmjet sistemit VAR.

Reali mbeti me një lojtar më pak në fushë, kur në minutën e 86-të kapiteni Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq, pasi ndërhyri si lojtar i fundit.

Ndeshja e kthimit luhet më 17 mars në Manchester.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar sonte, Lyoni triumfoi 1:0 në shtëpi ndaj Juventusit. Lucas Tousart shënoi golin e vetëm në minutën e 31-të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Katër fëmijët e familjes Ahmeti nga Maqiteva e Suharekës kojën…