
City turpëron Arsenalin
26 prill 2023
| 23:05
Në javën e 33 të Premier League, “Qytetarët” kanë shkatërruar 4-1 në ‘Etihad’ Arsenalin dhe tashmë i afrohen titullit me vetëm 2 pikë, ndërsa kanë një ndeshje më pak se kundërshtari.
Sa i përket golave, ndeshja nisi mjaft mirë për të besuarit e Guardiolës, kur De Bryne realizoi që në minutën e 7. Në fund të pjesës së parë, vendasit shkuan të qetë në dhomat e zhveshjes pasi Stones dyfishoi shifrat me një goditje me kokë.
Me fillimin e pjesë së dytë, Man City ishte më superiore në fushë dhe De Bryne realizoi golin e 3, ndërsa Holding realizoi golin e vetëm 4 minuta para fundit.
Rezultatin përfundimtar e vendosi Haaland për 4:1.
Ndërkohë, në ndeshjen e radhës, City luan në transfertë përballë Fulham, ndërsa Arsenali pret Chelsea.