Çka janë milionat për zgjedhje për merakliun e pushtetit absolut?
Ish-deputetja dhe profesoresha Besa Ismaili-Ahmeti ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit politike në vend, duke kritikuar kryeministrin Albin Kurti për, siç thotë ajo, “kalkulime të paqëndrueshme politike” lidhur me zgjedhjen e presidentit dhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.
Ajo ka ngritur pyetjen nëse do të kurseheshin miliona euro të përmendura nga pushteti, në rast se Lëvizja Vetëvendosje do t’i garantonte 66 votat për kandidaten që do ta propozonte LDK-ja, Vjosa Osmani.
Postimi i saj në ‘Facebook’:
Pra, nëse LVV i garanton 66 votat për kandidaten që LDK-ja do propozonte, Dr. Vjosa Osmanin, ato “10 milionë euro për zgjedhjet e reja dhe disa dhjetëra miliona të tjera nga bllokada e Kuvendit dhe humbja e mbështetjes ndërkombëtare”, a do të kurseheshin apo jo?
Keta milionë në kalkulatorin politik të mashtruesit Albin po oscilojnë marramendshëm në kushte të njejta për persona të ndryshëm.
Kurtit assesi nuk po i del llogaria të bëj znj. Osmani presidente, edhe sikur zgjedhjet t’i kushtonin Kosovës qindra milionë euro, se jo dhjetë milionë.
S’po ka t’paguem kjo krizë! Le t’kushtojnë këto zgjedhje sa të kushtojnë.
Çka janë milionat për merakliun e pushtetit absolut?



