‘Çka ka shtëpia, tregon fëmija’, Haradinaj reagon pas deklaratës së Rashiqit për 24 hektarët që iu dhanë Manastirit të Deçanit
09 mars 2026
| 13:23
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me deklaratën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiqit, i cili ka thënë se për “hatër të tij”, Albin Kurti i kishte dhënë 24 hektarët Manastirit të Deçanit.
Për këtë, Haradinaj ka ironizuar me një fjalë popullore.
“Çka ka shtëpia, tregon fëmija”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



