
Çka po ofron Petrol Company për mërgimtarët?
Ehh, është kjo ajo koha e vitit kur veturat me tabela të huaja i hasim gjithandej, kur rrugët e Kosovës gumëzhijnë prej fjalive “A paskeni ardhë a?” e “Sa ki me nejtë?”.
Edhe, po, ajo pyetja e përjetshme nuk mungon: “A ma mirë këtu, a atje?” Petrol Company e di mirë se çka do një mërgimtar kur vjen në Kosovë:
–të i vizitojë të gjithë të afërmit për 2 javë
–të shëtisë prej Brezovicës në Gjakovë për një kafe
Andaj, kjo kompani e derivateve i mban çmimet ndër më të lirat në vend, duke e bërë më të lehtë çdo udhëtim e më ekonomik çdo litër, dhe me të njëjtën sasi të derivateve, bëni më shumë kilometra.
Por kjo nuk është e tëra! Gjatë gjithë vitit, Petrol Company organizon lojëra shpërblyese, dhe kjo traditë nuk ndalet as në muajt kur diaspora është këtu.
Tani më është në qarkullim loja “SUPER LOJA” që ka shumë dhurata gjatë muajit korrik dhe gusht, ku edhe mërgimtarët mund të bëhen pjesë e saj.
E po ashtu, mërgimtarët mund të hyjnë të bëhen pjesë e grupit në viber, për t’i kuptuar të gjitha ofertat, shpërblimet, e shumë herë edhe disa ulje çmimesh.
Petrol Company – jeto më lirë!