Çka shkruajtën dhe deklaruan disa personalitete ndërkombëtare për Hashim Thaçin

28 tetor 2025 | 16:12

Nga Izmi Zeka

Bill Klinton, president i SHBA-ve, nëntor 1999 (Aeroporti i Prishtinës):
“Më vjen keq që nuk jemi takuar më herët, për t’i dëgjuar orientimet tuaja demokratike.”
Wolfgang Petrich, ambasador i BE-së, i ngarkuar për Kosovën: “Kosova/ Kosova”, Vjenë, nëntor 1999:
“Më në fund u takuam me njeriun e vërtetë, me të cilin mund të bisedojmë për Kosovën”
James Rubin, zëdhënës i Stejt Departamentit të SHBA: “Si e fituam luftën” 2000:
“Ne së bashku e gjetëm kompromisin (vër. Rubin – Thaçi) dhe e shpëtuam Konferencën…”
Madeleine Albright, sekretare e shtetit e SHBA-s, Washington, gusht 2001:
“Nuk kam gabuar kur kam thënë, se je politikan i lindur gjatë kohës së Konferencës së Rambouillet. Angazhimet tuaja gjatë luftës dhe pas luftës, ma kanë përforcuar mendimin se ti ke dhunti politike. I besoj vizionit tuaj, vizion që i ka munguar Kosovës.”
Zbigniew Brzezinski, Instituti për Studime Gjeostrategjike i SHBA-së: “Kam dëgjuar gjëra të mrekullueshme për Ju. Unë i çmoj njerëzit e fortë dhe këmbëngulës si Ju.” ( Washington DC janar 2001).
Oja Agynesh, akademike turke dhe deputete: “Thaçi është një lider shumë impresionues dhe shpresoj në suksese sa më të mëdha të tij. Unë e çmoj qëndrimin e tij, sakrificën e tij, i çmoj njerëzit që punojnë me të, që angazhohen për pavarësi…., është e papërshkrueshme kjo. Ne të gjithë duhet të lutemi për suksesin e tij”, pohoi Agynesh.
“Unë jam eksperte për Ballkanin. Gjatë viteve ‘90 vazhdimisht i vizitoj këto pjesë të Ballkanit. Në analizat e mia unë kam cekur se vetëm rruga diplomatike nuk është rruga që do t’i çonte përpara kosovarët. Gjithashtu, duke e njohur mirë mentalitetin serb, se si ata i planifikojnë gjërat që më parë, ata kanë plane të errëta më se 100 vjeçare se si t’i nënshtrojnë kombet përreth. Për të luftuar serbët, duhet që të kesh veti të larta njerëzore, të jesh i fortë, i përcaktuar, i pa luhatur dhe i gjindshëm. Të gjitha këto veti unë i pashë te Thaçi dhe mendoj se në momentin e duhur ai e gjeti rrugën e duhur.”
James Petiffer, publicist britanik, në Intervistë, nëntor 2001: “Hashim Thaçi ishte zemra e asaj lëvizjeje, pra UÇK-së, dhe si i tillë meriton vëmendje nga historianët e ardhshëm…. Hashim Thaçi, personalitet i respektuar dhe i dëshmuar gjatë luftës, është përfaqësues kryesor i Kosovës së re”.
Ismail Kadare “Ra ky mort e u pamë”, Onufri 2000: Gjatë vizitës që i bëri delegacioni i UÇK-së shkrimtarit “…ata, me këtë gjest, me këtë këshillim tregojnë se pavarësisht nga shtresimet e pashmangshme të një guerilje ballkanase, e kanë një dozë të fortë idealizmi, një përmasë që i lidh me të ardhmen, me qytetërimin evropian.”
Wolfgang Petrich, Vjenë, më 20 janar 2015: “Është nder dhe privilegj i madh të prezantoj Hashim Thaçin si marrës të çmimit “Golden Arrow Lifetime Achievement Award”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Besnik Muzaqi shpall të pavlefshme dëftesat e kl. 10.11.12.13 të…