Clarku: Ka pasur përpjekje të serbëve për të spastruar etnikisht veriun

17 nëntor 2025 | 14:23

Gjenerali amerikan, Wesley Clark është pyetur për tensionet në mes të serbëve dhe shqiptarëve në korrik të vitit 1999 në qytetin e Mitrovicës. Ai ka thënë se “nuk kam menduar asnjëherë që UÇK-ja” ka organizuar trazira, por ka pohuar se ka pasur presion që shqiptarët të nxirreshin nga pjesa veriore e lumit Ibër.

“Nuk mendoj se ka qenë e organizuar. Nuk e kam pasur kurrë përshtypjen se kjo ka qenë e organizuar nga UÇK-ja. Këto ishin grupe individuale”, ka thënë Clarku.

Ai ka kujtuar se ishte ankuar te sekretari i atëhershëm i NATO-s dhe ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Francës, pasi atje ishin të dislokuar trupat franceze të KFOR-it, për shkak, siç u shpreh, përpjekjes së serbëve për ta spastruar nga shqiptarët pjesën veriore të Ibrit.

“Jam takuar me ministrin (e Mbrojtjes të Francës, Alain) Richard që më tha jo u kemi dhënë urdhër trupave franceze që të mbrojnë serbët në atë zonë dhe të mbështesin ata. Kemi pasur vështirësi për këtë. Por kështu funksionojnë trupat e NATO-s. Më vonë kam çuar përforcime atje në mënyrë që shqiptarët të mund të jetojnë atje”, ka thënë Clarku

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali amerikan, Wesley Clark, ka thënë se në takim me…