Clarku: Millosheviqi refuzoi të fliste për atë që ndodhte në Kosovë
17 nëntor 2025
| 13:46
Dëshmia e gjeneralit amerikan, Wesley Clark, ka nisur në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
Avokati i ish presidenti të Kosovës, Hashim Thaçi, Lluka Mishetiq, ka nisur me pyetje ndaj ish-komandantit suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë gjatë kohës së luftës së Kosovës.
Ai e pyeti nëse e kishte kontaktuar Sllobodan Millosheviqin, për ta “trajtuar çështjen e shqiptarëve të Kosovës.
Clarku është përgjigjur kështu: “Unë dhe Richard Holbrooke e kontaktuam Millosheviqin dhe ai refuzoi të fliste për këtë temë. E dinim që kishte vështirësi, por ai nuk donte të fliste”.



