
Clintoni: Shumë njerëz menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë, por e dija se kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në një panel së bashku me ish-presidentin amerikan, Bill Clinton.
Clintoni në fjalimin e tij, ka kujtuar ndërhyrjen në Kosovë. Ai ka thënë se shumë njerëz e konsideruan të çmendur, për shkak të vendimit për të ndërhyrë në Kosovë.
Por, Clintoni ka thënë se vendimin e kishte marrë, sepse e dinte që kosovarët nuk do të dorëzoheshin kurrë.
“Shumë menduan se isha çmendur kur u angazhova në Kosovë. Por, unë u thashë: shikoni, ky do të jetë vendi i vetëm në botën moderne ku një luftë do të fitohet përmes fuqisë sonë ajrore, sepse kosovarët nuk do të dorëzohen kurrë dh në fund do të jetë shumë e kushtueshme për serbët të vazhdojnë të luftojnë dhe do të shpëtojmë më shumë jetë në këtë mënyrë”, ka thënë Clintoni.