Clippersat barazojnë serinë finale ndaj Utahs

15 qershor 2021 | 14:47

Los Angeles Clippers fiton ndeshjen e katërt ndaj Utah Jazz dhe barazon në 2-2 serinë e gjysmëfinaleve të Konferencës së Perëndimit mes tyre.

Në “Staples Center” skuadra kaliforniane e mbështetur fort edhe nga publiku vendas kishte një marsh më shumë se ekipi më i mirë i sezonit të rregullt në NBA duke triumfuar me rezultatin e thellë 118-104.

Donovan Mitchell koleksionoi në total 37 pikë 5 rebound dhe pesë asistime, por paraqitja e shkëlqyer e yllit të Utah nuk ishte e mjaftueshme për skuadrën nga “Salt Lake City”. Te Clippers spikatën si gjithmonë dy liderët e skuadrës kaliforniane Paul Geroge dhe Kawhi Leonard që realizuan nga 31 pikë secili ndërsa kontribuan edhe 16 rebound e 7 asistime të dy së bashku.

Tashmë përballja mes tyre do të zhvendoset në “Salt Lake City” me ndeshjen e pestë të serisë që do të luhet në parketin e Utah. Barazoi në 2-2 serinë ndaj Philadelphia 76ers edhe Atlanta Hawks që mposhti me rezultatin e ngushtë 103-100 në përballjen e 4-t, skuadrën më të mirë të sezonit të rregullt në Konferencën e Lindjes. Trae Young ishte ai që udhëhoqi skuadrën nga Georgia falë 25 pikëve, 4 rikuperimeve poshtë tabelës dhe 18 pasimeve deçizive, ndërkohë që edhe serbi Bogdanoviq spikati me 22 pikë. Edhe pse e pa veten në disavantazhin e 13 pikëve në fund të periodës së parë Atlanta arriti të përmbyste shifrat duke marrë një fitore shumë të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja aktuale në të gjitha nivelet e arsimit, planet për…