Clippersat dhe Pistonsi barazojnë serinë në ‘play-off’

22 prill 2025 | 10:53

Kanë vazhduar ndeshjet spektakolare në “play-off” të NBA, ku Los Angeles Clippers kanë barazuar serinë në 1-1 ndaj Denver Nuggets. Pas një ndeshje fantastike, Clippersat triumfuan me rezultat të ngushtë 105:102 në fushën e Nuggets.

Qendra Nikola Jokiq ishte më efikasi te skuadra vendase me 26 pikë, 12 kërcime dhe 10 asistime, por kjo nuk u mjaftoi Nuggets, pasi shkëlqeu Kawhi Leonard me 39 pikë për skuadrën fituese. Te Nuggets me lojë të mirë u dallua edhe Jamal Murray me 23 pikë, por as kaq nuk i mjaftoi Denverit.

Tashmë seria kalon në Los Angeles dhe Clippers arritën të “vjedhin” avantazhin e fushës vendase në seri duke e barazuar në 1:1. Në ndeshjen e dytë të mbrëmjes, Detroit Pistons mposhtën New York Knicks jashtë shtëpisë me rezultatin 100:94 dhe kështu barazuan serinë në 1:1.

Mysafirët u prinë drejt fitores nga Cade Cunningham me 33 pikë dhe 12 kërcime, ndërsa Dennis Schroeder shënoi 20 pikë. Në skuadrën e mundur, Jalen Brunson shënoi plot 37.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj…