
Clippersat fitojnë derbin ndaj Lakersave
Clippersat e fituan derbin e Los Anxhelosit, duke mundur Lakersat me rezultat 104-86, në një ndeshje pa shumë histori. Mungesat e shumta ndikuan te Lakersat (Harrell 19 pikë), ndërsa për Clippersat u dalluan Morris me 22 pikë e Leonard me 19 pikë.
Dita e sotme ka sjellë edhe disa rezultate surprizë, siç janë humbjet e Philadelphias dhe Brooklyn. Brooklyn është mposhtur me rezultat 115-107 nga Chicago, ndeshje ku kolektiviteti nuk mjaftoi për Nets. Shtatë lojtarë të Brooklyn realizuan mbi 10 pikë (Irving, 24 pikë e 15 rebound), por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër, 6 lojtarë të Bulls realizuan mbi 10 pikë, me LaVine autor i 25 pikëve, mbështetur edhe nga Vuqeviq me 22 pikë e 13 rebound.
Memphis triumfoi me rezultat 116-100 në fushën e Philadelphias, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në Konferencat përkatëse. Për Memphis u dallua Brooks me 17 pikë, duke i bërë të pavlefshme 21 pikët e Harris. Fiton edhe Atlanta, që mundi 117-111 Golden State, ku 37 pikët e Curry nuk mjaftuan për të evituar humbjen.
Rezultatet
Chicago – Brooklyn 115-107
Clippers – Lakers 104-86
Boston – Charlotte 116-86
Philadelphia – Memphis 100-116
Atlanta – Golden State 117-111
Houston – New Orleans 115-122
Denver – Orlando 119-109