
Clippersat fitojnë derbin ndaj Lakersave
Një kosh në sekondat e fundit i Jackson (25 pikë) i dha fitoren ekipit të Clippersave, 111- 110 ndaj Lakersave në derbin e Los Anxhelosit.
Një sfidë mes dy ekipesh që kanë zhgënjyer këtë sezon e që luajnë për play off-in. Morris me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë për Clippersat, ndërsa për Lakersat u dallua Davis me 30 pikë e 17 rebound, por që s’mjaftuan për të fituar. Pa probleme fitoi Golden State me rezultat 126-114 ndaj Sacramentos, duke iu afruar Phoenixit në krye të renditjes në Perëndim. Ndeshje ku për Warriors u dalluan Thompson me
23 pikë e Curry me 20. Humbet Phoenixi, që u ndal me rezultat 124-116 nga Atlanta, ndeshje ku për vendasit shkëlqeu Trae Young me 43 pikë, duke i bërë të pavlefshme 32 pikët e Booker për Suns. Humbet edhe Chicago, 127-120 ndaj Torontos, por e ruan kreun në Lindje. Për kanadezët, të gjithë titullarët realizuan mbi 15 pikë, ndërsa te Bulls u dallua Vuqeviq me 30 pikë e 18 rebound, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Miami, 112-95 ndaj San Antonio, me Herro protagonist, autor i 24 pikëve. /Telesport
Rezultatet
Detroit – Minnesota 117-128
Atlanta – Phoenix 124-115
Toronto – Chicago 127-120
San Antonio – Miami 95-112
Golden State – Sacramento 126-114
Clippers – Lakers 111-110