Clippersat triumfojnë ndaj Dallasit

22 janar 2020 | 14:15

U zhvillua vetëm një ndeshje në NBA dhe përballë ishin dy nga skuadrat më të mirë në Konferencën e Perëndimit, Dallas Mavericks e Los Angeles Clippers. Sfida ishte e pasur me momente interesante, ndërsa në fund pa skuadrën e Doc Rivers të triumfonte me rezultatin e ngushtë 107-110.

Si gjithnjë ai që e udhëhoqi ekipi kalifornian ishte superylli Kawhi Leonard, që edhe pse pa ndihmën e Paul George, i cili vijon të jetë i dëmtuar, ia doli të thyente konkurrencën e Luca Donqiq e Krista Pozingis.

Segmenti i parë ishte i ekuilibruar dhe u mbyll në barazim 24-24. Në fraksionin e dytë Clippersat u shkëputën edhe falë pikëve të Leonard, dhe ndihmës së Lou Williams ia dolën që në pushim të shkonin me avantazhin e 11 pikëve, 60-49.

Mavericks u zgjuan në periodën e tretë dhe të drejtuar nga organizatori me shumë përvojë JJ Barea, ia dolën që ta ngushtonin diferencën deri në -6, në një kohë që pikët e të përhershmit, supertalentit slloven Luka Doncic bën që në mbyllje të segmentit rezultati të ishte Dallas 78-Los Angeles 82.

Sfida në Teksas u ndez edhe më shumë në fraksionin përmbyllës kur Bogdan Marjanoviq barazoi rezultatin, 90-90, megjithatë Kawhi Leonard dhe tri pikëshat e Shamet e rikthyen në epërsi ekipin e Rivers. Hardaway nuk realizoi për tre dhe në këtë mënyrë fitorja i shkoi kalifornianëve të udhëhequr nga 36 pikët e 11 reboundët e Leonard.

Ky ishte suksesi i 4-t radhazi dhe i 6-ti në 7 ndeshjet e fundit për Los Angeles, ndërsa nuk mjaftuan 36 pikët e 9 asistimet e Donqiq që Mavs të evitonin disfatën e 16-të sezonale. /SS/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lenore Kandel Kur një shoqëri fillon të ketë frikë nga…