Club Brugge kërkon 40 milionë për Jasharin

26 qershor 2025 | 14:11

Ardon Jashari spikati me Club Brugge në sezonin e parë, teksa u vlerësua edhe si futbollisti më i mirë i kampionatit belg.

Mesfushori me origjinë shqiptare mbetet një emër i lakuar në merkato, ku për të ka disa ekipe të interesuara.

Së fundmi, në skenë ka dalë emri i Milanit. Brugge i ka idetë e qarta, për kartonin e Jasharit nuk bie nga pretendimi prej 40 milionë euro.

Milani me bonuse ka kaluar tashmë 30 milionë euro, por nëse nuk arrihet shifra e kërkuar nga klubi belg, vështirë se do të ketë akord. Brugge synon që ta mbajë lojtarin të paktën edhe për një sezon tjetër dhe më pas do synojë shitjen e tij në verën e vitit 2026, për një shifër edhe më të lartë. Jashari në 43 ndeshje realizoi 4 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka dalë me një formë të re…