Club Brugge refuzon ofertën përfundimtare të Milanit për Jasharin

28 korrik 2025 | 12:57

Club Brugge ka refuzuar ofertën më të fundit të Milanit për mesfushorin zviceran Ardon Jashari, duke shprehur pakënaqësi të hapur ndaj mënyrës se si janë menaxhuar negociatat nga ana e klubit italian. Sipas ekspertit belg të merkatos Sacha Tavolieri, Brugge ka thënë “jo” ndaj ofertës së fundit të Milanit, që ishte në vlerë prej 33.5 milionë euro plus bonuse – ende nën kërkesën prej 40 milionë euro që ka vendosur klubi belg.

Deklaratat e Tares irritojnë drejtuesit belgë Situata është përshkallëzuar pasi drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare, deklaroi të dielën se: “Kjo është oferta jonë përfundimtare. Nuk do të ketë propozime të tjera për Jasharin”.

Këto deklarata publike, të bëra vetëm disa orë para debutimit të Club Brugge në sezonin e ri të Belgian Pro League, nuk u pritën mirë nga drejtuesit belgë. Sipas Matteo Moretto, ata e konsideruan të papërshtatshme dhe të dëmshme qasjen publike të Milanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland për 20 milionë…