Cluji konfirmon kalimin e Korenicës në MLS
Mesfushori me tipare sulmuese, Meriton Korenica, duket se i ka ditët e numëruara në Rumani, saktësisht te skuadra e Clujit.
Është vetëm çështje kohe, përpara se Korenica të zyrtarizohet në SHBA, saktësisht te DC United, ekip që garon në ligën MLS.
“Ka shumë mundësi që Korenica të transferohet te DC United. Është çështje ditësh”, ka deklaruar presidenti i Clujit, Nelu Varga.
Në fakt, është raportuar se Korenica tashmë është pajtuar të transferohet te DC United, ekip që është në negociata me Clujin për ta mbyllur marrëveshjen për transferimin e 29-vjeçarit.
DC United do të paguajë 4 milionë dollarë për Korenicën ekipit rumun, i cili do të mbajë 25% të kartonit të tij, ndërsa transferimi pritet të mbyllet brenda kësaj jave.
Korenica që ka kontratë deri në vitin e ardhshëm me Clujin, do të ketë pagë vjetore te DC Unitedi kurse me fanellën e ekipit rumun ka shënuar 18 gola në 79 paraqitje në total.



