‘Çmendet’ Ebba Busch: Pse nuk çelluat 100 islamistë

23 prill 2022 | 10:58

Ebba Busch, kryetare e Kristandemokratëve është e habitur pse policia nuk qelloi ashpër 100 islamistë gjatë protestave të javës së kaluar në Suedi.

Ajo dha këtë deklaratë në intervisten e saj për Ekot, lajmet e shkurtra në radio Suedi.

Pas kesaj deklerate reaguan të gjithë duke kontestuar gjendjen mendore të saj.

Kryetarja e Sindikatës së Policisë e quan “të pabesueshme” deklaratën dhe thotë se nuk ka asnjë justifikim për mënyrën se si kanë vepruar protestuesit e rebeluar, por se është policia ajo që mbron ligjin dhe kryen detyrat në bazë të kompetencave për ta trajtuar situatën dhe jo Ebba Busch.

“Fakti që një politikan suedez i kërkon policisë suedeze të plagosë qindra njerëz duke qëlluar ashpër, nuk i përket një shteti që të sundon e drejta dhe ligji”, thotë Lena Nitz, kryetare e Shoqatës së Policisë Suedeze, në një koment me shkrim për TT.

Ministri Drejtësisë Morgan Johansson (S) është zemëruar me fjalët e saj dhe i quan kritikat e saj të padijshme.

“Ebba Busch po kritikon kështu policinë se nuk ka organizuar një masakër këtë fundjavë. A nuk është vërtet normal? Jam shumë krenar për policinë suedeze dhe atë që policia bëri këtë fundjavë në kushte të vështira. Duhet të jemi mirënjohës që është policia suedeze që merret me këto situata të vështira dhe jo amatorë të nxituar si Ebba Busch”, shkruan ai në një email drejtuar Ekot.

Märta Stenevi, zëdhënëse e Partisë së Gjelbër, e quan dekleratën të çmendur.

“Dhuna ndaj policisë është e pafalshme. Por të kërkosh që policia të qëllojë ashpër mbi një turmë është çmenduri thotë ajo.
Kristiandemokratët dhe kishen suedeze e ka pushtu racizmi. Me këtë politkë Kristandemokratët nuk do të kalojnë pragun. Pas kesaj deklarate kjo duhet të largohet nga politika.

(Astrit Gashi / Suedi)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Spitalit të Gjakovës po trajtohen dy pacientë…