‘Çmendet’ moti: Breshër i madh në Tiranë, zbardhet kryeqyteti

01 maj 2022 | 18:16

Një ditë e nisur me diell, por që rezultoi të mos përfundonte e tillë.

Një furtunë shiu para pak minutash është shndërruar në një stuhi breshëri në kryeqytet.

Nga fotot e siguruara nga “BallkanWeb” duket një sasi e madhe breshëri e cila ka përfshirë të gjithë kryeqytetin dhe Dajtin.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në rrugë në lidhje me lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve. Deri tani nuk kemi një informacion të saktë nëse ka dëme të shkaktuara.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miqësia mes Beniada Nishanit dhe Einxhel Shkirës e krijuar brenda…