“Çmendet” tifozi, futet në fushë dhe godet futbollistët (video)
12 prill 2022
| 13:49
Një episod aspak i këndshëm ka ndodhur së fundmi në Portugali. Një tifoz ka guxuar që të futet në fushën e lojës me një qetësi të frikshme në duelin mes Vitoria dhe Portos.
Ai nisi që të godasë lojtarët e ndryshëm nga këmbët dhe më pas do të ishin vetëm forcat e sigurisë që do ta neutralizonin me forcë fansin e “çmendur”.
Vitoria pësoi një humbje minimale 1-0 ndaj Portos, ndërkohë që episodi ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Me siguri që për të do të ketë masa të ashpra dhe disa ditë burgim.



