Çmimet bazë më shtrenjtë në Kosovë sesa në Gjermani? (Video)

22 dhjetor 2025 | 10:30

Kosova po përballet me çmime enorme të produkteve esenciale, derisa konsiderohet se çmimet bazë janë më të shtrenjta se në Gjermani e më tej.

Ismet Krasniqi nga nisma “Asnjë cent më shumë”, lidhur me këtë çështje, u bë zë kritikues ndaj qeverisë në detyrë, transmeton Klankosova.tv

Sipas tij, kjo qeveri edhe tentoi të bënte çmime tavan në vend, siç thotë ai, përmes një ligji antikushtetues.

“Jemi dëshmitarë që ata [qeveria në detyrë] u munduan që përmes një ligji antikushtetues të vendosin çmime tavan, por natyrisht që Gjykata Kushtetuese nuk e lejon një gjë të tillë, sepse po të ndaleshim dhe analizojmë se çfarë po mundohej të propozonte në atë kohë qeveria do t’i adresonte kompetencat kryeministri dhe ministri. Unë nuk e di ndonjë shtet demokratik ku këto çështje i adresohen kryeministrit dhe ministrit”, u shpreh Krasniqi në emisionin “Ora Shtatë”..

“Kjo nënkupton se qeveria nuk mund të vendos çmime tavan. Si rrjedhojë kemi përfunduar në një situatë ku çmimet tona janë ndoshta më të lartat në rajon”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka nisur tashmë seanca gjyqësore…