Çmimet e importit, më të ulëta në tremujorin e parë të 2025-s sesa në të 2024-s

29 maj 2025 | 12:03

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e parë (TM1) 2025, viti bazë 2010=100.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë është i njëjtë me 0,1% në TM1 2025, krahasuar me TM4 2024.

Në TM1 2024, çmimet e importit patën një rënie në një mesatare prej (-1,9%).

Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: shtazët e gjalla, produktet e shtazëve (6,8%); produktet bimore (2,7%); lëkura dhe artikujt e saj (1,6%); produktet minerale (0,7%); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0,6%); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (0,3%); dhe plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (0,2%).

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorit te: artikujt e ndryshëm të prodhuar (-4,1%); vajrat ushqyese (-3,1%); metalet bazë dhe artikujt e metaleve bazë (-2,2%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinal, muzikore dhe mekanizmat e orës (-1,4%); mjetet e transportit (-0,4%); produktet e industrive kimike (-0,3%); letra dhe artikujt e saj (-0,2%); druri dhe artikujt e tij (-0,1%); dhe artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (-0,1%).

Çmimet e Importit në Kosovë patën një rënie në një mesatare prej (-1,9%) ndërmjet TM1 2025 dhe TM1 2024. Ngritje më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet bimore (4,2%); shtazët e gjalla dhe produktet e shtazëve (1,2%); tekstili dhe artikujt e tekstilit (1,1%); druri dhe artikujt e tij (0,9%),etj.

Ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve: lëkura dhe artikujt e saj (-23,6%); artikujt e ndryshëm të prodhuar (-8,4%); produktet minerale (-8,1%); instrumentet optike, fotografike, matëse, medicinale dhe muzikore dhe mekanizmat e orës (-6,6%); vajrat ushqyese (-6,2%), etj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka komentuar deklaratën e kryeministrit…