Çmimet e importit shënuan ngritje

03 dhjetor 2020 | 13:10

Agjencia e Statistikave e Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Importit (IÇIMP) për tremujorin e tretë (TM3) 2020.

Sipas ASK-së, indeksi i tërësishëm i çmimeve të importit në Kosovë u ngrit për 0.3 për qind në TM3 2020, krahasuar me TM2 2020.

“Ngritje më të mëdha të çmimeve sipas sektorëve ishin te: lëkura dhe artikujt e saj (6.1 për qind); mjetet e transportit (3.5 për qind); produktet minerale (1.9 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.9 për qind); këpucët (1.5 për qind); metalet bazë dhe artikujt e tyre (1.4 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (1.2 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (0.7 për qind); dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.7 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Sipas këtij raporti, ngritja u neutralizua kryesisht nga rënia e çmimeve sipas sektorëve te: produktet bimore (-9.0 për qind); tekstili dhe artikujt e tij (-3.1 për qind); letrat dhe artikujt e saj (-2.4 për qind); vajrat ushqyese (-2.1 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (-1.1 për qind); shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.6 për qind); produktet e industrive kimike (-0.4 për qind); dhe artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (-0.2 për qind).

“Ndërkaq, krahasuar TM3 2020 me TM3 2019, çmimet e importit pësuan rënie në një mesatare prej (-2.3 për qind). Rënie më të mëdha sipas sektorëve ishin te: produktet minerale (-17.7 për qind); tekstili dhe artikujt e tij (-14.1 për qind); metalet bazë dhe artikujt e tyre (-2.9 për qind); letra dhe artikujt e saj (-0.4 për qind); produktet e industrive kimike (-0.2 për qind); si dhe shtazët e gjalla dhe produktet e tyre (-0.1 për qind)”, është thënë në raportin e ASK-së.

Në raport theksohet se rënia u neutralizua, kryesisht nga ngritja e çmimeve sipas sektorëve te: mjetet e transportit (5.3 për qind); lëkura dhe artikujt e saj (5.0 për qind); këpucët (4.9 për qind); produktet bimore (4.0 për qind); pajisjet e makinerisë dhe pajisjet elektrike (2.2 për qind); instrumentet optike, fotografike, matëse, mjekësore dhe muzikore, si dhe mekanizmat e orës (1.7 për qind); artikujt ushqimorë të përgatitur, pijet dhe duhani (1.5 për qind); plastika, kauçuku dhe artikujt e tyre (1.4 për qind); artikujt e gurit, llaçit, produktet e qeramikës dhe të qelqit (0.7 për qind); si dhe artikujt e ndryshëm të prodhuar (0.5 për qind).

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prodhuesi koreano-jugor dëshiron të përqendrohet në gamën Galaxy S dhe…